- Advertisement1-
Një fëmijë është sulmuar sot nga qentë endacakë në orët e mëngjesit në Ferizaj.
Siç ka deklaruar një qytetar i Ferizajt, rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në Rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”.
- Advertisement -
“Qeni e ka sulmuar fëmijën nga prapa dhe e ka kafshuar në këmbë. Falë intervenimit të qytetarëve, të cilët e larguan qenin, fëmija ka shpëtuar nga më e keqja”, ka deklaruar qytetari për Telegrafin.
Në fotot e bëra nga ky qytetar shihet fëmija me plagën në këmbë të shkaktuar nga kafshimi i qenit.
Sulmet e qytetarëve nga qentë endacakë janë bërë përditshmëri në vendin tonë. Ndërsa, institucionet e Kosovës po vazhdojnë ta neglizhojnë këtë çështje.