Qemajl Sejdiu, është zgjedhur edhe një mandat drejtor i Arsimit në Komunën e Klinës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij:
DR. SC. QEMAJL SEJDIU – DREJTOR I ARSIMIT
Në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit kam riemëruar Dr. Sc. Qemajl Sejdiun, i cili vjen nga fshati Grabanicë.
Qemajli ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës, në drejtimin Menaxhment. Ai ka botuar një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore në revista vendore dhe ndërkombëtare, si dhe është ligjërues në Kolegjin Fama në Prishtinë.
Në mandatin e kaluar, me përgjegjësi dhe profesionalizëm, ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Arsimit. Edhe në këtë mandat, do të vazhdojmë punët e mira në fushën e arsimit, me fokus të veçantë në investime që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së mësimdhënies në institucionet arsimore.
Urime, Qemajl!
Na priftë e mbara