E diel, 19 Janar, 2025

Qehaja: Rezultatet e PISA-s, reflektim i cilësisë së vërtetë të mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë

- Advertisement1-

Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja fajin kryesor për gjendjen në arsim ia lë mënyrës se si funksionin sistemi arsimor.

Sipas tij, memorizimi dhe të mësuarit mekanik vazhdon të jetë epiqendër e të mësuarit në klasë dhe që për rrjedhojë e sjell këtë rezultat.

- Advertisement -

“Rezultatet e PISA-së nuk ishin një befasi pasi që janë një reflektim i mirë i cilësisë së vërtetë të mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë. Ai rankim atje është reprezentativ edhe i dijes së vërtetë të nxënësve tanë, dije e cila në asnjë moment nuk u shërben atyre për diçka praktike nga jeta e përditshme”, tha ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Pra, shton ai, indikatori kyç që e matë testin PISA, nuk është pjesë e mësimdhënies në shkollat tona.

“Memorizimi dhe të mësuarit mekanik vazhdon të jetë epiqendër e të mësuarit në klasë dhe që për rrjedhojë e sjell këtë rezultat dhe më e rrezikshmja i sjell ato kompetencat e munguara të të rinjve”.

“Ndryshimi i vërtetë është ai që prek mësimdhënien në klasë. Pra, ka lëvizje dhe ndryshime në politika dhe mund të ketë në dokumente në strategji, mirëpo deri në momentin kur të njëjtat nuk shkojnë në mësimdhënie, nuk e rrisin cilësinë e mësimdhënies, atëherë padyshim që të mësuarit në shkollat tona do të jetë i koncentruar në memorizim e ai memorizim na sjellë këtë rezultat”, thotë ai./ Gazeta Blic

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...