Shikoni çfarë fshihet pas sulmit të zemërimit, por edhe çfarë nuk duhet të bëni në ato momente!
Psikoterapistja Jasmin Zafar shpjegon se për çfarë bëhet fjalë kur një fëmijë sillet në këtë mënyrë. Ajo thotë se kjo gjë nuk duhet të jetë aspak shkak për shqetësim, transmeton Telegrafi.
“Gjëja e parë që them gjithmonë është se nuk ka vend për t’u frikësuar, nëse fëmijë bërtet, çirret, kafshon, refuzon. U kujtoj gjithmonë prindërve fillimisht se fëmija ndihet i sigurt pranë tyre, andaj mund të shprehë ndjenjat e tij”, thotë mjekja, duke theksuar se fëmija në atë moment ka nevojë për diçka.
Fëmija përballet me emocione të mëdha
Sjellja e keqe e një fëmije thjesht do të thotë se ai ende nuk ka mësuar t’i shprehë ndjenjat e tij në mënyrën e duhur.
“Truri zhvillohet me kalimin e moshës, kështu që ndonjëherë ata nuk janë në gjendje të shprehin të gjitha ato emocione, siç është pasiguria. Ata nuk janë as të sigurt se çfarë ndiejnë atëherë”, tregon mjekja.
Ajo thotë se është një punë e madhe për prindërit. “Detyra jonë është t’i ndihmojmë ata të përballen me ato ndjenja në mënyrë që të kuptojnë më mirë veten dhe sjelljen e tyre.
Është e rëndësishme të qëndroni të qetë
Mënyra se si i trajtojmë këto episode ndikon shumë në mënyrën se si do të sillet fëmija.
“Gjëja tjetër që u them prindërve është të jenë të qetë. Jam e vetëdijshme se është shumë vështirë, veçanërisht nëse ju vetë jeni të lodhur, të uritur, të shqetësuar në atë moment, por nëse filloni t’i bërtisni, t’i ndëshkoni dhe t’i kërcënoni, kjo nuk do ta përmirësojë situatën. Ju vetëm do të largoni mendimet tuaja nga problemi kryesor”, thotë dr. Jasmin.
A ndihet fëmija sikur askush nuk e dëgjon?
A keni menduar ndonjëherë se ndoshta ky është problemi? Ndoshta fëmija është më i vogli në familje, më i qetë?
“Sapo të kuptoni se çfarë po kalon fëmija, do ta keni të qartë se fëmija po përpiqej t’ju tregonte të gjitha këto. Përpiquni ta ndihmoni dhe të jeni aty për të komunikuar më mirë me ju”, përfundon doktori.