Testi i Maturës Shtetërore ka filluar sot nga ora 10:00.
Vetëm gjashtë minuta pasi ka nisur testi, fotografitë me pyetjet e tij kanë filluar të shpërndahen në grupe në rrjete sociale.
Saktësisht në një grup me emer ‘Maturantët 2026’.

Përndryshe, sot në këtë test po marrin pjesë 19 mijë e 514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.
Procesi i testimit po administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.