E diel, 19 Janar, 2025

Pyetjet e rëndësishme që duhet t’i bëni mësueses së fëmijës tuaj

- Advertisement1-

Pasi që raporti në mes të mësueses dhe fëmijës po rritet, është e rëndësishme për prindërit të kontaktojnë më mësuesen sa më shpesh. Gjatë takimit tuaj, ju duhet të bëni pyetje direkte. Fëmijët përfitojnë kur prindërit e tyre dhe mësuesja komunikojnë shpesh dhe mirë.

Ju duhet të jeni direkte

- Advertisement -

Mësueset janë shumë të zëna, duke u përkujdesur për detyrat e fëmijëve, vlerësimet etj. Për t’iu ndihmuar atyre dhe të siguroheni që fëmija juaj po merr vëmendjen e duhur nga mësuesja, ju duhet të jeni të gatshme për të bashkëpunuar me mësuesen e fëmijës tuaj, dhe t’i bëni pyetje direkte. Do të befasoheni sa shumë do të mësoni për fëmijën tuaj duke folur më gjatë e gjërë për të.

Arritjet akademike të fëmijës

Pasi që roli kryesor i mësueses është të edukojë, filloni diku pyetur lidhur me arritjet akademike të fëmijës tuaj. Kur pyetni për dobësitë dhe pikat e forta, ju nuk po shikoni për notat aktuale të fëmijës tuaj në klasë- dhe ju nuk duhet të jeni të kënaqur nëse përgjigjja që merrni nga mësuesja është thjeshtë një raport progresi-ju duhet të dini nëse fëmija e juaj po kupton atë se çfarë po shtjellohet në klasë, konceptet dhe aftësitë. Realiteti i vështirë është se notat nuk janë gjithmonë tregues të asaj se çfarë fëmija e juaj po mëson.

Pritshmëritë në klasë

Është gjithmonë e duhur të kuptojmë politikat dhe procedurat e shkollës si dhe pritjet specifike të mësueses për klasën e saj. Pyetni rreth qetësisë, punës individuale, bisedat dhe bashkëpunimin e fëmijës tuaj me të tjerët. Pyetni se di e menaxhon klasën mësuesja, si mirret me detyrat e shtëpisë, kështu duke ditur se si mësuesja e organizon orën ju do të jeni në gjendje t’i ndhmoni më mirë fëmiut tuaj se si të reagojë në situata të ndryshme në klasë.

Sjellja

- Advertisement -rrrrrrr

Mësueset kanë rastin të vëzhgojnë fëmijën tuaj çdo ditë në një ambient unik. Pyetni për sjelljet e fëmijës tuaj në klasë, në kohën e lirë, në drekë dhe pushim, kjo do t’iu ndihmojë të kuptoni sjelljet ditore të tij. Ju mund të përcaktoni shumë në lidhje me interesat e fëmijës tuaj, pranimin e shokëve dhe karakterin nëse ai shpreh një ndryshim të dukshëm të sjelljes në situata të ndryshme.

Karakteri

Nxënësit mësojnë nga njëri tjetri po aq sa mësojnë nga mësueset e tyre. Për të siguruar se çfarë i keni mësuar dhe rrënjos fëmijën tuaj pyetni mësuesin për karakterin e fëmijës tuaj. Pyetni se si fëmia juaj trajton të tjerët, si është puna e tij etike dhe si menaxhon kohën. Notat nuk duhet të injorohen, disa nga mësime më të rëndësishme për fëmijën tuaj janë integriteti, përkushtimi dhe menaxhimi i kohës.

Nxënësit më të mirë janë ata që kanë mbështetjen e prindërve dhe mësuesit të tyre

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...