Pyetjet e frikshme që po i bën nxënësi i dyshuar për vrasje në Serbi, është i bindur se do të lirohet së shpejti

- Advertisement -

14-vjeçari i cili me armën e të atit vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd nuk është penduar as sot, gjashtë ditë pas aktit monstruoz.

- paragrafi 1 -

Aktualisht ai ndodhet në izolim në Klinikën e Neurologjisë dhe Psikiatrisë.

- Advertisement -

Sipas gazetës serbe “Blic”, djali ka vetëm dy pyetje “Kur do të dal nga këtu” dhe “Cilat janë reagimet ndaj veprës që bëra?”, përcjell Insajderi.

Gazeta thekson se i dyshuari nuk ka kërkuar të ketë kontakt me asnjeri, madje nuk ka kërkuar të takohet as me prindërit e tij.

“Asnjë kërkesë, as për prindërit nuk pyet. Interesimi i tij i vetëm është se kur del dhe cilat janë reagimet për aktin e tij”, ka thënë burimi i “Blic”.

- Advertisement -

Duke përshkruar gjendjen aktuale të të dyshuarit, burimi thekson se ai është plotësisht i qetë dhe nuk ka nevojë të marr as qetësues.

“Ai pret të jetë tejet i njohur. Pritshmëritë e tij janë që njerëzit të mblidhen nën dritaren e tij dhe t’i këndojnë”.

Media në fjalë raporton se djali kishte ndaluar së vrari miqtë e tij edhe pse kishte ende dy fishekë, pra 34 plumba për faktin se ndeju që po i merrej fryma