E enjte, 16 Janar, 2025

Pyetja matematikore e klasës së tretë që hutoi prindërit

- Advertisement1-

Një nënë u hutua plotësisht kur pa një nga pyetjet e detyrave të matematikës që vajza e saj 8-vjeçare duhej të zgjidhte dhe nuk ishte e vetmja.

Bëhet fjalë për një pyetje matematikore e cila është bërë virale dhe në mediat sociale, pasi ka vënë në mendime një numër të rriturish.

- Advertisement -

Nëna e hutuar Dusty Sappington ndau në internet një video të vajzës së saj Izzy, 8 vjeçe. Dhe qysh atëherë ka konfuzuar prindërit dhe nxënësit.

Videoja tregon një pyetje të veçantë matematikore të bërë për një klasë nxënësish të klasës së tretë (8-9 vjeç) dhe ka mbledhur më shumë se 800 komente.

Pyetja është: “Janell kishte 15 mermere. Ajo i humbi disa prej tyre. Sa ka Janell tani?”

Një përgjigje popullore sugjeroi që përgjigjja do të ishte “< 15” (më pak se 15), por kjo nuk mund të jetë e saktë, pasi do të përfshinte minus numrin e mermerëve, gjë që do të ishte e pamundur.

Pra, përgjigja e saktë do të ishte më afër “0 < x < 15”: x, numri i mermerëve, është më pak se pesëmbëdhjetë dhe më i madh se zero, pasi e dimë se ajo humbi “disa”, jo të gjitha. /tesheshi.com/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Darania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit krijojnë 4 robotë edukativë

Në një arritje të jashtëzakonshme për arsimin dhe inovacionin në komunën tonë, nxënësit e...