Pushteti nuk përkrah propozimet për rritjen e vlerës të koeficientit të pagave në 115 euro

- Advertisement5 -

Në seancën e sotme të Kuvendit, nuk ka kaluar amandamenti që parasheh rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.

- paragrafi 1 -

Ky amandament është propozuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, me përkrahje të Komisionit për Buxhet.

- Advertisement - M1

Propozimi ishte që koeficienti i pagave nga 110 sa është paraparë në projektbuxhetin për 2024, të rritet në 115 euro për vitin 2024.

Kundër tij kanë votuar shumica e deputetëve të pushtetit.

Në votim u hodhën edhe tri propozimet e partive opozitare për rritje të koeficientit, por asnjë nuk morën mbështetjen e deputetëve për t’u miratuar.

- Advertisement - m2

Koeficienti i pagave për vitin 2024 është paraparë të jetë 110 euro.

E me rritjen e koeficientit tashmë siç është e rregulluar me ligj, rriten edhe pagat në sektorin publik.

Rritjen më të madhe të pagave, do ta kenë ata që e kanë koeficient më të lartë.

Në bazë të ligjit në Kosovë koeficientin më të madh e ka Presidentja e Kosovës (18).