E shtunë, 18 Janar, 2025

Pushimi pranveror? Këshilli i Prindërve del me një njoftim

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve ka shprehur shqetësimin për heqjen e pushimit pranveror.

Këshilli i Prindërve njofton se ka dërguar Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kërkesë ta rishqyrtojë atë vendim e t’iu kthehet e drejta e fëmijëve tanë. Po presim përgjigje, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi:

📌 Pushimi pranveror 2023

1️⃣ Si Këshill i Prindërve kemi pranuar shumë kërkesa e ankesa të prindërve për heqjen e të së drejtës së fëmijëve tanë për pushim pranveror. Këtë shqetësim e kemi shprehur qysh në shtatorin e vitit 2022, gjatë grevës, kur kemi kërkuar që mos t’iu hiqen e mos t’iu mohohen të drejtat fëmijëve tanë për pushim në fundjavë, në dimër e në pranverë.

2️⃣ Por Ministria e Arsimit e kishte publikuar kalendarin e korrigjuar mësimor për këtë vit shkollor menjëherë pas ndaljes së grevës, ku pa përfillur kërkesat e prindërve, dhe duke shkelur të drejtat e fëmijëve nxënës në sektorin publik, ua ka mohuar fëmijëve të drejtën për pushim. Kjo nuk mbajmë mend të ketë ndodhur pas luftës në Kosovë.

3️⃣ Më shumë sesa të shqetësuar e të mllefosur që na shkelën të drejtat e fëmijëve shpesh, përsëritur e krejtësisht hapur (pa asnjë pasojë për shkelësit); e që anshkalohemi si Këshill për shkak të qëndrimeve parimore e të drejta, është heshtja e çuditshme e krejt institucioneve të vendit dhe palëve të tjera për këto shkelje të rëndë të drejtash. Të krijohet përshtypja sikur ky vend nuk ka President, nuk ka Kryeministër, nuk ka Kuvend, nuk ka prokurori e gjykata, nuk ka Avokat të Popullit, nuk ka Këshill për Mbrojtjen e të Drejtave, nuk ka akademi, nuk ka kryetarë komunash e drejtori komunale të arsimit, nuk ka opinionistë, nuk ka përfaqësi ndërkombëtare (që deklarohen edhe për çështje krejt minore), nuk ka organizata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Jemi vetëm ne e fëmijët tanë.

4️⃣ Një shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve (të mbrojtura me konventa ndërkombëtare e me kushtetutë të Kosovës) por ripërsëritet e askujt, veç nesh, duket se nuk i bën përshtypje.

- Advertisement -rrrrrrr

5️⃣ Si Këshill i kemi dërguar Ministres së Arsimit, znj. Nagavci, kërkesë ta rishqyrtojë atë vendim e t’iu kthehet e drejta e fëmijëve tanë. Po presim përgjigje.

🛑 Ne vazhdojmë t’ua themi, atyre që kanë arsye e përgjegjësi: FËMIJËT KANË TË DREJTA! STOP SHKELJES!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...