E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Pushimet shkollore në Osllo: A janë këto prova se kryeministri e shkollon të bijën në Mbretërinë e Norvegjisë?

- Advertisement1-

Për një kohë të gjatë është diskutuar në publik se ku shkollohet vajza e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit, pavarësisht se një temë e tillë i është përmendur nga opozita edhe në parlament, asnjëherë nuk ka folur rreth saj. Por, një përkim i çuditshëm po vërehet së fundi: paraqitjet e kryeministrit me të bijën po ndodhin kur në Osllo ka pushime shkollore.

Pas grevës në arsim e cila zgjati rreth një muaj dhe refuzimit të Kurtit për të gjetur kompromis me sindikalistët, çështja se ku shkollohet vajza e tij u rikthye sërish në debat publik.

- Advertisement -

Sidoqoftë, as pas kësaj nuk ka pasur ndonjë deklarim nga kryeministri Kurti apo partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje.

“Për pushime në Kosovë?”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kosovë nuk ka të raportuar ndonjë apartament apo shtëpi në pronësi të tij. Megjithatë, bashkëshortja e tij, Rita Knudsen, posedon një banesë në Oslo të Norvegjisë në vlerë prej 400 mijë euro.

Kjo pronë është blerë nga ajo në vitin 2018 dhe çifti e posedon ende.

Kurti nuk paraqitet shpesh me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre, Lean, por një gjë të tillë e bëri sot, kur njoftoi se kanë vizituar Manifesta-n.

Nacionale raportoi se kjo vizitë ka qëlluar në të njëjtën kohë kur shkollat në Norvegji, më konkretisht në zonën e Osllos e kanë pushim, çka mund t’u ketë mundësuar Leas dhe nënës së saj që të vijnë në Kosovë. Ndërkohë, pikërisht më 3 tetor kur nisën pushimet shkollore në Osllo, u pezullua Greva dhe nisi mësimi në Kosovë.

Por ajo që vërejtëm më vonë, është se thuajse të gjitha paraqitjet e Kurtit me vajzën dhe gruan e tij, përkojnëme datat e pushimeve të shkollave në Osllo, Norvegji.

- Advertisement -rrrrrrr

Kurti kishte njoftuar më 22 shkurt 2020 se bashkë me familjen e tij, vizitoi teatrin “Dodona”. Sipas kalendarit për pushimet në shkollat në Osllo, procesi mësimor parashihej të fillonte më 24 shkurt 2020. Znj. Lea Kurti Knudsen (nuk jemi të sigurt për mbiemrin zyrtar) është e lindur diku në vitin 2014, dhe është dashur të ndiqte të paktën ciklin parafillor të edukimit.

Shumëkush e mban mend kalimin në tapetin e kuq të Kurtit, bashkëshortes, Ritës dhe vajzës, Leas në festivalin e Kanës. Edhe kjo, në të njëjtën kohë me pushimin e shkollave në Osllo të Norvegjisë.

Këta ishin në festival më 16 korrik 2021, kohë e pushimit dhe procesi mësimor nuk do të fillonte deri më 16 gusht.

Njëjtë ndodhi edhe këtë verë. Më 30 korrik Kurti bashkë me familjen ishin te festivali i grafitit që po mbahej te Rruga B, në Prishtinë. Pushime verore shkollore kishte edhe në Kosovë, që të jemi të sinqertë, si çdo verë tjetër gjatë kësaj kohe.

Pushimet në shkollat në Osllo të Norvegjisë, kishin filluar më 18 korrik, pra më pak se para dy javë kur Kurti u paraqit në publik me gruan e vajzën.

Krejt këto, mund të tregojnë se Lea shkollohet në Osllo dhe jo në Kosovë, megjithatë, nuk mund të konfirmohet asgjë pa folur vetë kryeministri Albin Kurti.

A po e prekte kjo Kurtin në lëkurën e tij?
Në këtë rast, fëmija i shefit të Ekzekutivit nuk e ka vuajtur fajin e keq të fëmijëve në Kosovë, të cilët e filluan mësimin një muaj me vonesë.

Kjo mund ta ketë prekur Kurtin në lëkurën e tij, nëse e vërteta qëndron kështu.

Kurti është kritikuar shumë për qasjen e tij ndaj situatës me grevën dhe për sulmet që ua bëntë publikisht sindikalistëve, pa përjashtuar këtu faktin që refuzonte çdo kompromis të mundshëm me ta.

Në një replikë ndaj deputetit Memli Krasniqi, Kurti javën e kaluar tha se sindikatat e kanë arsyetuar grevën me rritjen e çmimeve.

Por sipas tij, çmimet janë rritur për të gjithë, e jo veç për mësimdhënësit.

“E dyta, deputeti Krasniqi tha që ky është një problem specifik. Nuk është problem specifik. Unë i kam takuar shumë herë BSPK-në e SBAShK-un, dhe ata thoshin që janë rritur çmimet. Por, çmimet nuk janë rritur specifikisht për mësuesit dhe arsimtarët. Nëse në vetëshërbime do të shkruante që çmimet vlejnë vetëm për mësues dhe arsimtarë ky do të ishte problem. Çmimet janë rritur për të gjithë, dhe për të gjithë është Pakoja për inflacion. Ata janë kategori e veçantë, por problemi nuk është specifik”, tha ai.

Në ditën kur VV-ja mbajti zgjedhjet e brendshme, Kurti i konsideroi sindikalistët si të PAN-it, në këtë rast, të partive opozitare.

“Është për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet peng. Për përshtypjen time të fuqishme, në të gjitha takimet që kemi pasur, bëhet fjalë për një lloj inati antiqeveritar… prej sindikalistëve të PAN-it, të cilëve iu është ndalur sahati më 5 qershor 2017. Aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it. E tash dëshirojnë që t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë, duke e bërë grevën armë kundër qeverisë”, kishte thënë Kurti. /Nacionale/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...