Ministria e Arsimit në Shqipëri ka njoftuar kalendarin zyrtar të pushimeve për institucionet arsimore në vend.
Sipas njoftimit, pushimet dimërore do të zgjasin nga 22 dhjetori 2025 deri më 2 janar 2026 për të gjitha nivelet arsimore — arsimin bazë, të mesëm dhe të lartë.
Ndërkaq, për arsimin bazë, pushimet e pranverës do të zhvillohen nga 30 marsi deri më 3 prill 2026.
Ministria thekson se ky kalendar është pjesë e planifikimit të vitit të ri shkollor dhe do të zbatohet në të gjitha shkollat publike dhe private të vendit.

/AlbanianEducation.net/.