PUSHIMET: 59% e mësimdhënësve thonë se nuk do të shkojnë në deti, 29% në Shqipëri, 8% në Turqi, kurse nga 2% në Mal të Zi e Greqi

- Advertisement -

Këto ditë në Kosovë e Shqipëri janë tejet të nxehta, ku temperaturat po shkojnë afër 40 gradë celsius.

- paragrafi 1 -

Dhe për t’u freskuar sadopak qytetarët përveç pishinave, po shkojnë edhe në deti.

- Advertisement -

Por jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë financiare që të shkojnë jashtë vendit për pushime, qoftë në plazhet e bukura shqiptare, në Mal të Zi apo në ndonjë shtet tjetër.

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit e saj, ku ka parashtruar një pyetje konkrete për mësimdhënësit: Ku do t’i kaloni pushimet verore?

59% janë përgjigjur se nuk do të shkojnë në pushime, 29% janë përgjigjur se do të shkojnë për pushime në Shqipëri, 8% janë deklaruar se do të shkojnë për pushime në Turqi, 2% në Mal të Zi dhe 2% në Greqi.

- Advertisement -