E hënë, 3 Mars, 2025

Pupovci: Udhëzimi Administrativ i vitit 2020 ofron bazë të mjaftueshme për emërimin e drejtorëve në bazë të meritës

- Advertisement1-

Një problematikë e vazhdueshme është zgjedhja e drejtorëve politik në shkolla ku më pas vazhdohet edhe me zgjedhjen e mësimdhënësve.

Por sa mund të ndërhyjë MASHT në këtë pikë?

- Advertisement -

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka deklaruar për Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) se inkurajon të gjithë kandidatët që gjejnë parregullësi në emërimin e drejtorëve ose ju bëhet e padrejtë të ankohen në Inspektoratin e Arsimit.

“Ne kemi një Udhëzim Adminisitrativ të vitit 2020 me të cilin përcaktohet metodologjia e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave. Ky udhëzim ofron bazë të mjaftueshme për emërime në bazë të meritës, por në praktikë, mund të ketë shkarje në zbatimin e tij. Në raste të tilla, i inkurajoj të gjithë që çështjet t’ia raportojnë Inspektoratit të Arsimit”.

“Përndryshe, ekziston një disponim tek komunat që të emërojnë drejtorë të kualifikuar dhe kjo vërehet nga fakti se në panelet intervistuese caktohen ekspertë të pavarur që nuk janë punonjës të Komunës. Po ashtu, MASHTI e delegon një përfaqësues në secilin panel intervistues”, ka deklaruar Pupovci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Minavere Reçica, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Hasan Prishtina” në Llugaxhi

Shkollat po vazhdojnë të shpallin mësimdhënësit më të dalluar. Këtë e ka bërë edhe shkolla...

Rrahman Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj po...

Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez të Skenderajt shënon ditën e saj

Shkolla "Dëshmorët e Qyqavicës", në Çirez të Skenderaj më 1 mars ka shënuar ditën...

Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali vizitojnë Cineplexxin – shikojnë filmat e preferuar

Nxënësit nga klasa e parë deri të pestën të shkollës "Shkëndija" në Hajvali kanë...