Pupovci: Subvencionet për libra po keqpërdoren, MASHT-i duhet të bëjë verifikime

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit që edhe këtë vit të subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në të 9-ën.

- paragrafi 1 -

Pupovci deklaroi se nga ky manual ka keqpërdorime nga prindërit, por shpreson që MASHT-i ka marr masat e duhura.

- Advertisement -

“Shpresoj qe MASHT-i këtë vit i ka bërë përmirësimet e duhura se problemet që po i kanë prindërit me gjetjen e librave të caktuar e kemi edhe këtë situatën të keqpërdorimeve të atyre që jetojnë jashtë vendit dhe atyre që i marrin subvencionet dhe nuk i shpenzojnë ato për libra, duhet të plotësohet verifikimi se kush po i merr mjetet e subvencionit”, potencoi ai.

Ai shtoi se një zgjidhje më efikase do të ishte furnizimi i drejtpërdrejtë i librave përmes shkollave, çka do të lehtësonte procesin për sistemin arsimor.

“Furnizimi i librave përmes shkollave do të ishte shumë më i lehtë për sistemin e arsimit por nuk përfshinë në vete edhe subvencionimin e mjeteve e teksteve këto edhe janë për libra por edhe ka fonde për blerjen e mjeteve të tjera mësimore. Kjo ide do ishte më e lehtë për librat”, u shpreh ai, për “Front Online”.

- Advertisement -

Pupovci shprehet se duhet të verifikohen ata që i marrin subvencionet.

“Parandalohet me procesin e verifikimit që ata që nuk kanë fëmijë të regjistruar në këto shkolla që punojnë me programin e Kosovës dhe me monitorim me hulumtim që ata që i kanë marr subvencionet me verifikuar se a i kanë ble librat”, deklaroi ai.