E martë, 25 Shkurt, 2025

Pupovci: Sa nxënës ka Kosova sot, ka pasur edhe në vitin 1970

- Advertisement1-

Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, e ngreh shqetësim numrin gjithnjë e më të ulët të nxënësve nëpër shkollat në Kosovë.

Ai ka thënë se për arsimin buxheti nuk është problem, aq sa është numri në rënie i nxënësve.

- Advertisement -

Siç ka thënë Pupovci, numri i nxënësve në vend është i njëjtë me atë që ka qenë para mbi 50 vjetësh.

“Mendoj që buxheti nuk është më problemi kryesor, ne numri i nxënësve na zvogëlohet çdo vit. Sivjet janë diku 313 mijë nxënës, kaq i kemi pasur në vitin 1970, bile pak më shumë kanë qenë më 1970 kur Kosova i ka pasur 1.2 milionë banorë. Sot i ka 1.8, por numri i nxënësve çdo vit në Kosovë po zvogëlohet”.

Sipas Pupovcit, problemi me klasat e mëdha ku ka më shumë nxënës se që duhet, ekziston vetëm në qytete të mëdha.

“Problemet që po përmenden klasat e mëdha, janë problem vetëm në qytete të mëdha. Janë 50 shkolla në Kosovë që i kanë mbi 1000 nxënës. Janë 200 shkolla që i kanë nën 50 nxënës. Të tjerat janë në mes, nuk e kanë problemin. Buxheti nuk është problem, problem është si të shfrytëzohet buxheti për avancimin e gjendjes në arsim”. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...