E enjte, 9 Janar, 2025

Pupovci: Problemi i kopjimit nga nxënësit buron nga mentaliteti i shoqërisë

- Advertisement1-

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, deklaroi se problemi i kopjimit në shkolla buron nga mentaliteti i shoqërisë, që siç tha ai, nuk konsiderohet e turpshme të bëhet diçka “që është joetike”.

Sipas Pupovcit, prindërit ua kryejnë fëmijëve të tyre detyrat e shkollës, duke mashtruar mësimdhënësin dhe duke i kultivuar fëmijës shprehi jo të mira.

- Advertisement -

Ai deklaroi se shteti i Kosovës tash e 20 vjet s’ka arritur t’i mobilizojë njerëzit që të bëjnë ndryshime në sistemin e arsimit, pasi sipas tij, gjithmonë diskutohet për paga dhe zëvendësime të orëve të humbura.

“Problemi i kopjimit buron nga mentaliteti i shoqërisë që s’është turp të bësh diçka që është joetike. Ua mbjellim fëmijëve se si kopjojnë e duke mos reaguar. Ndodh që fëmijës ia bën prindi detyrat dhe e mëson. E mashtron mësuesin, por fëmijës ia kultivon shprehitë jo të mira…Mësimdhënësit i kemi çuar për të folur mbi pagat, por jo shkollat të angazhohen në përmirësimin e testit”, tha ai.

Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Kosova mund të arsyetohet me krizën e pandemisë që kishte stanguar disa procese, por ai tha se mungesa e mobilizimit të përgjithshëm është evidente.

“Jo që mungojnë plane, por zbatimi i asaj që planifikohet mungon… Kemi dëgjuar duke thënë ‘ky vit shkollor veç vit nuk mund të quhet’. 1 muaj grevë u desh të kompensohej të shtunave, prindërit bënin thirrje për moszëvendësim të orëve të mësimit…Komunat sabotonin zëvendësimin e mësimit. Nuk po arrin asnjë pushtet t’i mobilizojë njerëzit të bëjnë këto ndryshime”, shtoi ai. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shiriti u pre nga Nagavci, por mësimi nuk fillon në shkollën e re në Dragobil të Malishevës

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, ku pas pushimit dimëror nxënësit...

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëset që po spikasin në botën e letërsisë shqipe

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëse të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, me talentin e...

Drilon Zekaj nga Drenica merr titullin doktor i shkencave mjekësore

Kosovës nga sot iu shtua edhe një doktor i shkencave mjekësore, dhe ai është...

Drejtori i Arsimit në Drenas viziton disa shkolla, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj...