E shtunë, 18 Janar, 2025

Pupovci: Në ligjin e pagave do të futet një nen që përveç pagës mësimdhënësve të ju takojë një pagesë nga niveli i licencës

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se do të ketë lëvizje të pagesave ndaj mësimdhënësve në bazë të performancës së punës së tyre.

Pupovci ka deklaruar se në Ligjin për paga pritet të futet një nen i cili parasheh që mësimdhënësve përveç pagës bazë t’u takojë një pagesë në varësisht nga niveli i licencës.

- Advertisement -

“Me SBASHK-un kemi avokuar që kjo të futet edhe në ligjin për paga d.m.th të jetë një nen me të cilin parashihet që mësimdhënësit përveç koeficientit i cili parashihet për ta, faktikisht ju takon një pagesë në bazë të nivelit të licencës, pra koeficienti mund të jetë për licencën bazike, ndërsa për licencat e nivelit më të lartë atëherë duhet të ketë një rritje page. Sepse konsiderohet që ata pastaj kanë një performancë më të mirë të punës”, tha ai në emisionin “Ditari në Tëvë1.

Po ashtu, ai tha se janë duke bërë përpjekje që në shkolla të organizojnë një nivel të menaxhmentit të mesëm që nga drejtori të bëhet një shkallë e vlerësimit të mësimdhënësve.

“Jemi duke bërë përpjekje që në shkolla ta organizojmë të ashtuquajturin nivelin të menaxhmentit të mesëm, që përveç drejtorit të jenë edhe aktivat profesionale, ku pastaj në kuadër të departamenteve dhe nga drejtori bëhet një shkallë e vlerësimit të mësimdhënësve, ndërsa një vlerësim përfundimtar mund ta bëjnë edhe ekspertët e jashtëm. Do të ketë vlerësimtë rrëgullt vjetor të perfomancës, mirëpo vlerësim më i thellë do të bëhet me rastin e kalimit nga një nivel i licencës në nivel tjetër të licencës. Kjo ka 10 vjet nuk është arritur të bëhet”, tha më tej Pupovci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...