Pupovci: Mbrojtja e diplomës është shndërruar në koktej familjar

- Advertisement5 -

Mbrojtja e diplomës është shndërruar në një ceremoni simbolike, ku ftohen familjarët, organizohet pritje, dhe studenti shpesh vlerësohet me notën maksimale.

- paragrafi 1 -

Kështu e vlerëson mbrojtjen e diplomës njohësi i arsimit dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

- Advertisement -

Ai thekson se shumë herë, temat e diplomës kalojnë pa një verifikim serioz të dijes dhe pa konfirmuar autorësinë e punimit, raporton Kiks Kosova.

Në mungesë të kontrollit real, thotë Pupovci, është e pritshme që një numër i konsiderueshëm studentësh të zgjedhin rrugën më të lehtë t’ia besojnë temën e diplomës dikujt tjetër.

Andaj, sipas tij, nëse profesorët do ta ushtronin me seriozitet mbikëqyrjen akademike, praktika të tilla do të ishin shumë më të vështira për t’u realizuar.

- Advertisement -

Pupovci ngre shqetësim edhe për mungesën e ndëshkueshmërisë për plagjiaturën.

Ai shton se ndonëse ka profesorë që e mentorojnë temën e diplomës me përgjegjësi të lartë, ka edhe raste kur studenti takohet me mentorin vetëm në ditën e mbrojtjes.

E për shkak të legjislacionit të kufizuar, Pupovci vlerëson se këto raste trajtohen më shumë si shkelje etike sesa penale. /Klankosova.tv