E diel, 23 Shkurt, 2025

Pupovci: Licencë bazë për të gjithë mësimdhënësit, duhet ta mbajnë përmes vlerësimeve të rregullta

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka bërë të ditur se vlerësimi i mësimdhënësve është i paraparë edhe me ligj.

Sipas tij, të gjithë mësimdhënësit duhet të duhet të marrin licencën bazë, por që nuk do të vlerësohen në formë të testit.

- Advertisement -

“Vlerësimi i mësimdhënësve është i paraparë edhe me ligj edhe janë duke u bërë ndryshime në legjislacion, mirëpo nuk nënkuptohet që ai vlerësim do të jetë vlerësim në formë të testit”, tha ai për EO.

“Sa i përket vlerësimit ideja është që të gjithë mësimdhënësit marrin licencën bazë dhe të mund ta mbajnë përmes atyre vlerësimeve të rregullta që bëhen në punë. Ndërsa nëse kërkojnë licencë të avancuar atëherë zbatohen metoda të veçanta të vlerësimit që ende nuk janë vendosur”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...