E diel, 23 Shkurt, 2025

Pupovci: Ky vit shkollor nuk ka qenë i lehtë, duhet koordinim

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka mbajtur sot takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku është diskutuar për përfundimin e vitit shkollor 2021/2022 dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në këtë takim, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci përmendi faktin se nuk ka qenë një vit i lehtë shkollor për shkak të çrregullimeve që shkaktoi në sistem pandemia.

- Advertisement -

Ndër të tjera, zv/ministri Pupovci theksoi rëndësinë që ka koordinimi i veprimeve mes nivelit qendror dhe atij lokal, sidomos në këtë fazë, në mënyrë që të përmbyllet viti dhe të gjitha proceset me sukses.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për mbarëvajtjen e pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë dhe organizimit të pjesës së dytë e cila do të mbahet më 14 qershor, si dhe përgatitjet që janë bërë për Provimin e Maturës, i cili mbahet më 18 qershor.

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ishin po ashtu temë e takimit të sotëm, përfshirë këtu regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe në të dhjetën, shpërndarjen e teksteve shkollore dhe çështje të tjera me rëndësi për fillim të mbarë të vitit shkollor 2022/2023.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....