E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Pupovci: Kërkohet që paga e mësimdhënësve të jetë sa 1/3 e pagës më të madhe në Kosovë

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se kërkesa e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, është që paga e punonjësve të arsimit të jetë sa 1/3 e pagës më të madhe në Kosovë.

Pupovci ka thënë se paga më e madhe në Kosovë e ka koeficientin 18, ndërsa në arsim konsiderohet të rritet te koeficienti gjashtë.

- Advertisement -

Ai ka treguar për vlerën e koeficientit nëse përkthehet në euro, duke thënë se spekulohet që një koeficientë ta ketë vlerën rreth 120 euro.

“Ajo çka kemi biseduar me SBASHK-un është që kërkesa e tyre ka qenë koeficienti i pagës së mësimdhënësit në arsim të jetë diku sa 1/3 e pagës më të madhe në Kosovë. Paga më e madhe në Kosovë e ka koeficientin 18, kurse në arsim na del ndoshta diku te 6-shi. Vlera e koeficientit përcaktohet në baza vjetore me Ligjin e Buxhetit, deputetët e Kuvendit në baza vjetore e përcaktojnë. Herën e kaluar, ky ligji i fundit që ka qenë në vitin 2019, koeficientet kanë qenë prej 1 deri në 10, tani janë prej 2 deri në 18. Atëherë vlera e koeficientit ka qenë 239 euro, tani po spekulohet me gjysmën e kësaj, diku rreth 120 euro”, ka thënë Pupovci ka deklaruar ai në KTV.

Ai ka shtuar se rritja që po kërkohet është e konsiderueshme në raport me pagat e tanishme të mësimdhënësve, ku ajo shënon rritje prej 40 për qind për ta.

Pupovci ka njoftuar se është kërkuar nga Komunat e Kosovës që nga viti i ardhshëm, mësimdhënësit të cilët pensionohen, të mos nxitojnë e t’i zëvendësojnë në ato raste kur nuk ka nevojë, për shkak se numri i nxënësve çdo vit po shënon ulje.

Ai më tej ka thënë se që nga data 18 gusht, ministria që e përfaqëson, komunikon me SBASHK-un, duke shtuar se komunikimi me këtë sindikatë ka ndodhur sa herë u është kërkuar.

“Komunikimi i fundit ka qenë më datë 18 kur është shpallur greva, atë ditë ka dalë projektligji në konsultim paraprak, ua kemi dërguar udhëheqësve të sindikatës dhe na kanë konfirmuar me telefon se e kanë marrë. Përndryshe çdo komunikim i yni është realizuar nëse jo brenda ditës së njëjtë, ka ndodhur në ditën e nesërme”, ka thënë ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...