Qendra e HANDIKOS në Drenas i ka ndarë mirënjohje njërës nga punëtoret më të përkushtuara e cila nga sot më nuk do të jetë pjesë e saj.
Leonita Elshani, psikologe, do t’i bashkohet familjes së sajë të ngushtë jashtë Kosovës.
Më poshtë është falënderimi i HANDIKOS në Drenas:
Për NITËN, HANDIKOS në Drenas
Çdo njeri gjatë jetës së vet sigurisht së paku një apo më shumë herë në jetë bënë vepra të mira, por ka disa njerëz që mirësinë e kanë në shpirtë, e kanë në fytyrë, pa folur fare, sharmin e tregojnë kur komunikojnë, kur buzqeshin, kur të përshendesin, kur të këshillojnë, kur të ndihmojnë, kur të ofrojnë këshilla profesionale, kur të kuptojnë ende pa i treguar hallin ose problemin qe ke, dhe kur të përkrahin deri në tejkalimin e sfidave që ti i drejtohësh.
Kjo ishte kolegëja jonë Leonita Elshani, psikologe në Qendrën tonë,e cila që dhjetë vite me përkushtim dhe dashuri e realizojë misionin e sajë humanitarë, duke qenë përherë në shërbim të Qytetarëve me kufizime në Komunën tonë.
Se njërzit bëhën të mëdhënjë, janë vëtë veprat e mira që ata bëjnë për çdo ditë, e këtë Nita e bëri që 10 vite, duke shërbyer në interes të njerëzëve në nevojë.
Nita nga sot nuk do të jetë pjesë e stafit të Qendrës tonë, për shkak se jeta i ka drejtimet e veta. Ajo do ti bashkohët familjës se sajë të ngushtë jashtë Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare të angazhimit të sajë në Qendrën tonë Nita në mënyrë brilante e gërshetoj anën shpirtërore me atë profesionale prej psikologëje, duke qenë në shërbim të nevojave të fëmijëve dhe te rriturëve me kufizime, ku pa dyshim se ky shpirtë human dhe professional gjatë do të mbetët në kujtesën e te gjithë atyre që Nita ishte në shërbim prej psikologëje..
NITA faleminderit dhe jemi krenarë që ke qenë pjesë e angazhimeve tona të përbashkëta në misionin e shejtë, në luftë për të drejtat dhe liritë e miqëve tanë të HANDIKOS në Drenas!
HANDIKOS në Drenas në shenjë falenderimi për përkushtimin dhe angazhimin 10 vjeqarë, ndau mirënjohje të veqant, ashtu siq ishte e veqant edhe Nita.
I lumi Zot të begatoftë për veprat e shejta humane!
Të priftë e mbara NITA!