Punimi i Eros Halilit nga Gjilani pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë

- Advertisement5 -

Fizikani i ri nga Gjilani, Eros Halili, ka arritur një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e shkencës, pasi punimi i tij kërkimor është pranuar për prezantim në European Congress of Medical Physics 2026, i cili do të mbahet në Valencia.

- paragrafi 1 -

Ky zhvillim konsiderohet historik, pasi për herë të parë Kosova do të ketë një pjesëmarrës dhe prezantues zyrtar në këtë kongres prestigjioz evropian të fizikës mjekësore.

- Advertisement - M1

Punimi i tij shkencor mban titullin “Monte Carlo-based validation of electron beam dosimetry for clinical QA using FLUKA” dhe do të prezantohet para ekspertëve dhe studiuesve nga vende të ndryshme të botës.

Kongresi ECMP njihet si një nga platformat më të rëndësishme evropiane në fushën e fizikës mjekësore, duke mbledhur profesionistë, studiues dhe ekspertë të teknologjive të avancuara mjekësore.

Për Eros Halilin, ky pranim përfaqëson një vlerësim të lartë të angazhimit dhe punës së tij kërkimore ndër vite, si dhe një mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash me ekspertë ndërkombëtarë të fushës.

- Advertisement - m2

Me këtë rast, ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për mentorin e tij, Gazmend Nafezi, për mbështetjen dhe udhëzimin profesional gjatë gjithë procesit të hulumtimit shkencor. /Marrë nga Albinfo.ch

Shqip | English