PUNËTORI: Sot në Ulqin prezantohen softuerët e “Kulla e shqipes”

- Advertisement5 -

Ftoheni të merrni pjesë në punëtorinë (workshop) të organizuar nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe kompaninë Albasoft shpk nga Prishtina.

- paragrafi 1 -

Në këtë punëtori do të prezantohen softuerët e Kullës së shqipes, në mënyrë praktike:

- Advertisement - M1

– Regjistrimi dhe instalimi

– Përdorimi në ueb, desktop, pajisje mobile

– Aspekti gjuhësor

- Advertisement - m2

– Pyetje dhe përgjigje

Kjo ngjarje do të mbahet me datën 04.11.2023 në objektin e Kuvendit Komunal të Ulqinit, me fillim nga ora 16.30 – 19.00.

Pjesëmarrja është e rëndësishme për ngritjen e aspektit gjuhësor dhe përdorimin e veglave digjitale tashmë të blera nga Ministria.

Pjesëmarrësit luten të marrin laptopë me vete për instalim dhe përdorim praktik të kësaj platforme.

Me respekt,

Fatmir Gjeka

Ministër