E premte, 17 Janar, 2025

Punëtorët teknikë të shkollave me ultimatum: Të rriten pagat deri të hënën ose hyjmë në grevë të martën

- Advertisement1-

Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, i ka dhënë ultimatum komunës së Prishtinës që t’i rrisin pagat për punëtorët teknikë të shkollave në kryeqytet deri të hënën.

Nëse kjo s’bëhet, Azemi theksoi se punëtorët do të hyjnë në grevë nga dita martë.

- Advertisement -

Në takimin me punëtorët teknikë të 10 shkollave të komunës së Prishtinës është vendim që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk ka rritje të pagave, nuk do të kryhet asnjë shërbim deri në përfundim të kërkesave.

“Sot kemi ardhur që të marrim një vendim çka tutje, meqë në momentin kur ne po e mbajmë takimin, komuna e Prishtinës ende nuk ka dalë me version zyrtarë për ndryshimin e kësaj page që ne nuk guxojmë të flasim pa dalë zyrtarisht.

Sot është marrë vendim që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk kemi dokument zyrtar për rritjen e pagave, të martën në orën 12:00 do të takohemi dhe nëse kërkesat tona nuk janë të kënaqshme do të hyjmë në grevë dhe më nuk do të kryejmë asnjë shërbim deri në përfundim të kërkesave”, theksoi ai.

Kreu i kësaj sindikate ka ftuar edhe prokurorinë për hetimin e tenderit, pasi siç thekson ai dyshon në kurdisjen e tenderit ndërmjet komunës dhe kompanive private, raporton kp.

“E keqja është se po manipulohet me djersën e punëtorëve tanë për shkak të interesave të njerëzve për përfitimet e tyre individuale. Është e tmerrshme, dhe me këtë rast thërras prokurorinë që të ndërhyjë se pse ndodhi kjo, kur kjo kontratë duhet të nënshkruhet për 14 muaj, e komuna e Prishtinës ka ndarë mjete 770 mijë euro, që nënkupton se më shumë do të mbesin mjete për njerëz të tjerë se sa për fuqinë punëtore që e kemi.

Është mëkat që komuna sot ofron pagë 250 euro. Me këtë shumë udhëheqësit komunal të Prishtinës dhe udhëheqësit tanë shtetëror nuk mund ta kalojnë dy ditë. Prandaj, nëse mbetet kjo, (ani se kemi informacione të mira për ndryshim), komuna e Prishtinës mos të llogaritë në mbi 120 punëtorë, sepse është vendim i prerë. Ne nuk do të punojmë me këtë pagë (250 euro)”, tha Azemi.

- Advertisement -rrrrrrr

Pakënaqësitë e punëtorëve po ndodhin për shkak që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtorë, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...