E diel, 24 Nëntor, 2024

Punëtorët teknik të shkollave kanë punuar – pagat nuk u janë dhënë

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar për mospagesën e mësimdhënësve për muajin shtator për shkak të grevës. Ky këshill thotë se pa u paguar mësimdhënësit s’ka kuptim as kompensimi i orëve.

“Për habinë më të madhe as punëtorët teknikë, menaxhmentet e shkollave, mësimdhënëset lehona apo mësimëdhënësit që kanë mbajtur mësim nuk janë paguar. Pra një seri gabimesh, me pasoja juridike, në këtë vendim”, theksohet në reagim.

- Advertisement -

Këshilli i prindërve po ashtu thekson se, pa pagesën e mësimdhënësve nuk ka kuptim as kalendari i ri shkollor.

Reagimi i plotë:

Pagat e mësimdhënësve

Për shumicën e prindërve të Kosovës, mosdhënia e pagave nga Qeveria e Kosovës vetëm mësimdhënësve grevistë (ndërsa të punësuarit grevist në sektorët e tjerë janë paguar) është vendim i kontestueshëm ligjërisht, i padrejtë dhe i dëmshëm në shumë dimensione. As kushtëzimi apo riemërtimi i dhënies së pagës nuk është aspak më i mirë, përkundrazi. Për habinë më të madhe as punëtorët teknikë, menaxhmentet e shkollave, mësimdhënëset lehona apo mësimëdhënësit që kanë mbajtur mësim nuk janë paguar. Pra një seri gabimesh, me pasoja juridike, në këtë vendim.

Ndërsa greva ishte akt krejt i paarsyeshëm i SBASHK (dhe në momentin më të keq të mundshëm), mospagesa e mësimdhënësve (së paku jo në afatin ligjor dhe më dëmet juridike të shumëfishta tashmë të realizuara) është përgjigjja institucionale më e padëshiruar edhe nga prindërit.

Pasojat e mospagesës së mësimdhënësve do të reflektohen në fund tek pamundësimi i krijimit të kushteve normale për mësimdhënie, denigrimit të rëndë institucional shtetëror ndaj (vetëm) një kategorie të punësuarish, humbjes së besimit dhe shpresës për shtet të së drejtës por edhe shtyrjen e diskutimit për temën e cilësisë në arsim.

- Advertisement -rrrrrrr

Prindërit janë të stërlodhur me gjendjen e pashpresë të përmirësimit në sistemin arsimor publik në Kosovë dhe presin normalitet, zhvillim, siguri, llogaridhënie e cilësi në arsim. Asnjëra nga këto vazhdon të mos duket askund në horizont.

Pa pagesën e mësimdhënësve nuk ka kuptim as kalendari i ri shkollor (edhe ashtu i përpiluar pa asnjë konsultim me këshillin e prindërve) e aq më pak kompensimi i orëve të humbura nga greva.

Solidariteti ynë me mësimdhënësit për pagat është i plotë dhe i pakushtëzuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual...

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...