E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Punësoni mësimdhënës meritor, bëjeni pagën atraktive dhe kërkoni përgjegjësi”

- Advertisement1-

Sistemi arsimor ne Kosove ka plot probleme. Ckado qe them une ketu nuk do te jete dicka qe nuk eshte thene me pare. Rezultati ne testin Pisa eshte vetem nje nga deshmite qe e tregon kete gjendje ne arsim.

Por, te ulet pergjegjesia per problemet ne arsim vetem tek mesimdhenesit eshte tentim per te hequr dore nga pergjegjesia nga ata qe jane pikerisht pergjegjes per te siguruar sistem arsimor cilesor. Pra, eshte qeveria, ministria e arsimit, komunat dhe DKA respektive.

- Advertisement -

Formimin, aftesimin e mesimdhenesve e bejne universitetet. Nese mesimdhenesit qenkan analfabete dhe po i lene nxenesit e tyre analfabete, pse u punesuan ata? Apo me mire, si arriten ata te diplomohen? Ku eshte pergjegjesia e universiteteve qe ketyre analfabeteve ua dhane diplomat qe te punojne si mesimdhenes.

Ku eshte pergjegjesia e MASHT dhe DKA qe punesuan keta mesimdhenes, duke e ditur se jane analfabete. Jo, pergjegjesia per gjendjen ne arsim nuk mund te kufizohet vetem tek mesimdhenesi.

Sot, ne nje numer te madh te shkollave, klasat jane me nga 35 – 40 nxenes. Nje numer kaq i madh i nxenesve per klase e ben praktikisht joefektive mesimdhenen. Vetem ata qe japin mesim mund ta kuptojne nje gje te tille. Kush eshte pergjegjes per kete? Kushtet ne shkolla dallojne pak, ose fare prej kohes kur une kam perfunduar shkollen fillore, gjate viteve 80-ta te shekullit te kaluar. Ne fakt, ne shume raste kushtet ishin me te mira atehere.

Mesuesi sot dallon pak nga mesuesi im. Ende perdor shkumsin per te shkruar ne derrase te zeze. Perdorimi i teknologjise, eshte i kufizuar ne shumicen e shkollave.Kurse per tekstet shkollore nuk kam cka te them.

Cilesia e tyre le ende shume, shume per te deshiruar. Librat nuk perkojne me realitetin ne te cilin po jetojme.

Ne kemi nje kurrikule qe meton te aftesoj nxenesit per shekullin 21, por punojme me kushte te shekullit 19. Prandaj, perpara se te akuzohen mesimdhenesit se nuk jane ne nivel te detyre, duhet qe ju, lideret politik ta shihni veten ne pasqyre dhe te shihni nese jeni ju ne nivel te detyres per te siguruar arsim cilesor. Krijoni kushtet per mesimdhenie efektive.

- Advertisement -rrrrrrr

Ngritni cilesine ne universitet ne ate menyre qe te aftesoni kuadra te mirefillta per mesimdhenie.

Punesoni mesimdhenes meritor.

Ndertoni shkolla te reja, per te zvogeluar numrin e nxenesve ne klasa.

Permiresoni kushtet ne shkolla. Le te jene shkollat ne perputhje me shekullin ne te cilin po jetojme.

Punesoni personel mbeshtetes ne shkolla (pedagog, psikolog, zyrtar per zhvillim ne karriere etj).

Bejeni pagen e mesimdhenesit atraktive dhe dinjitoze, me qellim qe te krijohet konkurence.

Dhe sigurisht, kur te beni te gjitha keto kerkoni pergjegjesi nga te gjithe mesimdhenesit individualisht.

Themelojeni nje proces te vleresimit te vazhdueshem te performnaces, jo me qellim te frikesimit apo shantazhit, por me qellim te permiresimit te aftesive te mesimdhenesve dhe fuqizimit te tyre.

Me qasjen aktuale qe ne si shoqeri kemi ndaj arsimit, rezultatet e pisas do te vazhdojne te komentohen vetem si deshtim i mesimdhenesit.

Autor: Florend Krasniqi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...