Punë e kryer: Mësuesit në Shqipëri do të testohen nëse janë të aftë psikologjikisht për të ushtruar detyrën

- Advertisement -

Vitin e ardhshëm shkollor me nisjen e mësimit më 12 shtator do të fillojë edhe një sfidë e re për mësuesit e rinj: ata do të vlerësohen nëse janë të aftë psikologjikisht për të ushtruar detyrën.

- paragrafi 1 -

Pas denoncimeve të dhunës dhe abuzimeve në institucionet arsimore, ministrja e arsimit Evis Kushi paralajmëroi në fund të marsit, se për çdo mësues të sistemit arsimor parauniversitar do të niste një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik.

- Advertisement -

Por së fundmi përmes një udhëzimi ministrja Kushi diferencon arsimtarët të punësuar për herë të parë me ata që kanë eksperiencë.

Me anë të një komisioni me 5 anëtarë, punonjësit arsimor të sapoemëruar nga portal ‘Mësues për Shqipërinë’, 3 muaj pasi kanë filluar punën do të testohen psikologjikisht e nëse vlerësimi do të jetë pozitiv ata do të vazhdojnë mësimdhënien, në të kundërt do të merren masa ndëshkuese deri në largim nga detyra.

Për punonjësit e tjerë në shkolla vlerësimi psikologjik do të kryhet vetëm për raste të veçanta kur ka ankesa.

- Advertisement -

Të gjithë mësuesit kanë të drejtë të ankimojnë vlerësimin brenda 3 ditëve pranë zyrave vendore arsimore dhe pas shqyrtimit të ankimimit brenda 5 ditëve shpallet vlerësimi përfundimtar. /tch/