Publikohet një tjetër video nga rasti në shkollën “Pavarësia” ku përfshihet drejtori – reagon ky i fundit

- Advertisement5 -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin e dhunës ndaj një nxënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në kryeqytet.

- paragrafi 1 -

Cak i hetimeve tashmë është edhe drejtori i kësaj shkolle, Halil Brahaj.

- Advertisement - M1

Lajmi është konfirmuar nga prokurorja e rastit, Jehona Grantolli, e cila njoftoi se drejtori Brahaj është intervistuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

“Sot i kemi intervistuar të dyshimtit, nuk është ndaluar. Është intervistuar për veprën penale keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, deklaroi Grantolli.

Në pamjet që “Betimi për Drejtësi” i ka siguruar shihet drejtori i shkollës duke e goditur në fytyrë një nxënës të shkollës “Pavarësia” për të cilin ditë më parë u arrestua mësimdhënësi i shkollës.

- Advertisement - m2

Pas publikimit të videos ka reaguar drejtori Halil Brahaj i cili ka thënë se reagimi i tij vije, pas fyerjeve dhe një tjetër kanosjeje direkte për jetë që ka marrë nga nxënësi.

Lexoni më poshtë reagimin e tij:

REAGIM.

Me qëllimin që të mos ndërhyjë në procedurën hetimore tashmë në zhvillim e sipër, shkurtimisht ju njoftoj juve dhe opinionin publik se ngjarja e ditës kritike, është kulmim i kanosjeve, sharjeve dhe fyerjeve të vazhdueshme të pranuara nga nxënësi 15 vjeçar, A. O., në drejtim timin.

Siç kam deklaruar edhe sot në polici, kanosja e nxënësit ndaj meje është raportuar para ditës kritike, përkatësisht më datë 5 shkurt 2026, ku i njëjti përveç se më kishte fyer, sharë me nënë, motër, grua dhe mbi të gjitha edhe me vajzën time 2 vjeç e gjysmë më kishte kanosur edhe me vrasje. Atë ditë kam lajmëruar e raportuar policinë.

Ngjarja e ditës kritike më 9 shkurt nuk ka qenë një incident i izoluar, por kulm i një presioni të vazhdueshëm, provokimeve dhe kërcënimeve të përsëritura. Në ditën kritike, pas fyerjeve dhe një tjetër kanosjeje direkte për jetë, reagimi im ka qenë momental, në gjendje tronditjeje dhe nën një ngarkesë emocionale të papërballueshme, kur më kap në dorën e majtë dhe thotë “ka me ta q…qikën e vogël e të bukur që e kishe dhe ka me t’vra”.

Atëherë, kam reaguar ashtu siç edhe shihet në videon e shpërndarë…

Vajza ime, Toka ka 2 vite e gjysmë, që nxënësi A. shfaqte dëshirën të bënte seks.

Jam mësimdhënës me vite të tëra përvojë dhe e kam ndërtuar jetën time mbi edukimin dhe disiplinën. I qëndroj plotësisht në dispozicion drejtësisë dhe besoj se e vërteta do të sqarohet. Opinioni publik duhet ta dijë se kjo situatë nuk ka nisur atë ditë, mirëpo ka qenë rezultat i një sjelljeje problematike dhe kanosjesh të vazhdueshme që janë raportuar me kohë në polici.

Prandaj, në situatën ku rasti është në trajtim e sipër nga organet e rendit, rezervohem nga çdo deklarim tjetër për çështjen në fjalë.

Për më shumë informacione, ju lus të kontaktoni organet përkatëse, nga të cilët do të informoheni për rastin.

Familjarë, kolegë e miq të mi,
Ju kërkoj falje nëse ndiheni të fyer nga brutaliteti im ndaj nxënësit tim!
Me nderime,
Halil Brahaj 

 

halili