E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

- Advertisement1-

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë.

E thotë renditja e fundit e publikuar në fillim të vitit 2025 nga Times Higher Education, ku nga 30 të parët, 17 gjenden në SHBA.

- Advertisement -

Në fron, i padiskutueshëm, mbetet Universiteti i Harvard-it, i ndjekur nga Massachusetts Intitute of Technology në vendin e dytë, të cilin e ndan me Universitetin e Oxford në Britaninë e Madhe.

Vendi i katërt është po ashtu i bashkëndarë mes dy Universiteteve, ai i Stanford në SHBA dhe ai i Cambridge në Britani.

Në vendin e gjashtë është radhitur Universiteti Berkeley në Kaliforni, ndjekur në vendin e shtatë nga Princeton po në SHBA.

Një universitet kinez ndërkaq, ai i Tsinghua, radhitet në vendin e tetë. Ndjek në vendin e nëntë prestigjiozi Yale në SHBA dhe dhjetëshen e plotëson Universiteti i Tokyo-s.

Nga 10 vendet e para, gjashtë janë në SHBA, dy në Britani, një në Kinë dhe një në Japoni. Reflektues i qartë i dominimin amerikan në arsimimin e lartë edhe brenda 10-shes.

Më tej të radhitur më poshtë, gjenden Universiteti i Pekinit, ETH i Zyrihut, apo California Institute of Technology (CalTech).

- Advertisement -rrrrrrr

Për universitetin e parë evropian kontinental në listë, duhet shkuar te i vetmi brenda 30-es, Universiteti Teknik i Mynihut.

Teksa fuqitë e tjera të mëdha të Bashkimit Evropian nuk kanë emra në listën e 30 më të mirëve.

E mbyll këtë të fundit Duke University në vendin e 29-ë dhe Universiteti i Edinburgh në Skoci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...

Ganimete Kurti-Uka, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Iliria” në Prishtinë

Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Ilira"...

Malvina Lamçe Rista: Autoriteti dhe respekti i mësuesit: Fuqia e fjalës dhe profesionalizmi

Në botën e edukimit, autoriteti dhe respekti nuk janë dhurata që mësuesi i merr...