Publikohet libri “Nxënësi është e ardhmja”, nga mësuesja Lendita Uka Ibishi

- Advertisement5 -

Mësuesja Lendita Uka Ibishi ka kurorëzuar një rrugëtim të gjatë pune dhe përkushtimi në fushën e arsimit me publikimin e librit të saj më të ri “Nxënësi është e ardhmja”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se kjo vepër vjen si një reflektim i thellë mbi rëndësinë e nxënësit në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të zhvilluar, duke theksuar rolin kyç të edukimit në formësimin e së ardhmes.

- Advertisement - M1
“Mirënjohje për të gjithë kolegët, nxënësit, prindërit dhe miqtë që besuan dhe vazhdojnë të besojnë në misionin tim si mësuese.”, ka shkruar ajo.
lendita

Postimi nga mësuesja Lendita Uka Ibishi:

Sot, më 13.04.2026, u kurorëzua një rrugëtim i gjatë pune, përkushtimi dhe dashurie për arsimin, me daljen nga shtypi të librit “Nxënësi është e ardhmja”.

Ky moment për mua nuk është vetëm një arritje personale, por një dëshmi e besimit tim të palëkundur se nxënësi është qendra dhe shpresa e çdo shoqërie.

- Advertisement - m2

Me këtë rast, ndjej një mirënjohje të thellë për të gjithë ata që më qëndruan pranë gjatë këtij rrugëtimi deri në finalizimin e librit.

Falënderoj redaktorin e librit, Hysen Ibrahimin, për punën dhe përkushtimin e tij profesional.

Një falënderim i veçantë shkon për babin tim, veteranin e arsimit Sokol Uka, i cili dha gjithçka nga vetja për arsimimin dhe për ta forcuar arsimin, duke qenë gjithmonë frymëzim i pashtershëm për mua.

Po ashtu, falënderoj përzemërsisht Kaltrina Haxhiun dhe Shpresa Bajramin për recensionin dhe vlerësimin e çmuar që i dhanë kësaj vepre.

Faleminderit të veçantë për prof. Fidan Baliu dhe Muhamet Ibrahimin për lekturimin e librit.

Të gjithë punuam së bashku dhe sot libri doli nga shtypi. Shpresoj që të jetë në duar të lexuesve dhe t’ju pëlqej.

Mirënjohje për të gjithë kolegët, nxënësit, prindërit dhe miqtë që besuan dhe vazhdojnë të besojnë në misionin tim si mësuese.

Ky libër është për ju – për nxënësit, për të ardhmen.