E diel, 22 Shtator, 2024

Publikohet koeficienti i pagave: 105 euro për këtë vit e 110 për vitin tjetër

- Advertisement1-

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e re e koeficientit të pagave do jetë 105 euro, dhe se në janar të vitit 2024 pritet të jetë 110 euro.

“Vlera e koeficientit për këtë vit është 105. Ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave ai do të jetë 110. Me këtë ndryshim plotësim të Ligjit të Buxhetit i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji. Me këtë sistem të ri dhe këto vlera të kompensimeve, ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë: barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetjes solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë. E reja e këtij sistemi përveç vlerave në klasifikimin e kategorive tek zyrtarët publikë, është se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive. Pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave për zyrtarët pafundësisht”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

- Advertisement -

Vlera 105 nuk do ta kënaq SBASHK-un

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se për ta nën 120 euro do të jetë vlerë e papranueshme.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 22 dhjetor 2022.

Kujtojmë se Ligji është votuar në dy leximet në Kuvend dhe është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

Mungesa e përcaktimit të vlerës së koficientit përveç ankthit që ka shkaktuar tek zyrtarët publikë, mbase e ka arritur një efekt të dëshirueshëm për pushtetin. Kjo pasi nuk ka shumë ankesa, të cilat potencialisht do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë dy institucione deri tash, i janë drejtuar Avokatit të Popullit, të bindura se ky Ligj duhet ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. (Albanian Education)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Metkaj prej 9 vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe në Athinë

Prej 9 vitesh në Athinë të Greqisë mësuesja Lefteri Metkaj jep mësim në lëndën...

Vjen premtimi i madh: “Koeficienti do të jetë 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që...

Nga Diart Salihu: Ndikimi i peshës së çantave shkollore në posturën e fëmijëve të ciklit fillor

Diart Salihu - Student i Fizioterapisë, “Ndikimi i Peshës së Çantave Shkollore në Posturën...

Njohësit e arsimit: I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërëditor në Prishtinë nuk do të...