E diel, 19 Janar, 2025

Publikohet falas për të gjithë mësimdhënësit E-Kursi i parë i Moodle në Gjuhën Shqipe

- Advertisement1-

Shkolla “Mileniumi i Tretë” publikon falas e-Kursin e parë: “Kursi i Moodle” për të gjithë mësimdhënësit që dëshirojnë të mësojnë se si të krijojnë kurse online në platformën Moodle.

Ky e-kurs është në gjuhën shqipe dhe u dedikohet të gjithë mësimdhënësve të cilët dëshirojnë të krijojnë kurse në formatin e-Learning, brenda platformës Moodle.

- Advertisement -

Autorja e këtij e-kursi, Rrezarta Xhaferi, koordinatore e e-learning në shkollë, thotë se ideja për këtë e-kurs ka ardhur natyrshëm si rrjedhojë e zhvillimit të vazhdueshëm të mësimdhënësve, pas trajnimeve të mbajtura me mësimdhënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë”, ku është vlerësuar nevoja e një e-kursi për Moodle, përmes të cilit mësimdhënësit do të pajiseshin me njohuri e shkathtësi rreth krijimit të e-kurseve të tyre në mënyrë të pavarur dhe me qasje të vazhdueshme në të.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës Afrore Lila, bën të ditur se me këtë risi jetësohet ideja e mëhershme që buron nga prioritetet e planit zhvillimor afatmesëm të shkollës e që është krijimi i përmbajtjeve online në gjuhën shqipe. Kjo nismë shërben si model i mësimdhënies inovative në Kosovë e më gjerë, qasje, e cila ka për bazë mësimin e kombinuar: me prezencë fizike dhe në distancë. Po ashtu, është vendosur që publikimi i kursit të jetë falas, në disponueshmëri të secilit mësimdhënës edhe nga jashtë shkolla, në mënyrë që të ndahen praktikat e M3 me të tjerët, me qëllim që t’i kontribuohet Edukimit në Kosovë. Në fund, znj. Lila thekson që kjo risi i lumturon të gjithë, në rrugën e përmbushjes së misionit të shkollës.

Në këtë e-kurs kanë qasje të gjithë mësimdhënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë”, ndërsa tash e tutje, në këtë e-kurs mund të qasen të gjithë mësimdhënësit e interesuar duke i ndjekur këta hapa:

Së pari të krijohet një llogari në platformën e-Mësimi: https://m3elearning.online/login/signup.php

Në linkun: https://m3elearning.online/enrol/index.php?id=70 klikoni në butonin “Enroll me”.

Në fund, mbetet të theksohet se ky e-kurs është pjesë e projektit e-Mësimi në shkollën “Mileniumi i Tretë”, përmes të cilit projekt parashihet krijimi i infrastrukturës virtuale për mësimin në distancë. Kjo infrastrukturë virtuale planifikohet të bëhet në platformën Moodle dhe të jetë e qasshme për të gjithë nxënësit e shkollës, si formë komplementare e mësimit aktual.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...