Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë: Anglishtja me suksesin më të lartë, Kimia dhe Matematika më të dobëtat



nder titull

- Advertisement5 -

Arritshmëria mesatare në Testin e Arritshmërisë në nivel vendi është 48.35 për qind. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës derisa ka njoftuar për përmbylljen e procesit të përpunimit të rezultateve të këtij testi. Tutje ka bërë të ditur në test kanë marrë pjesë 21.982 nxënës.

- paragrafi 1 -

MASHTI ka thënë tutje se analiza e rezultateve sipas lëndëve tregon se arritshmëria më e lartë është shënuar në Gjuhën angleze 65.97%, Histori 62.23% dhe Gjuhë shqipe 54.63%.

- Advertisement - M1

Ndërkaq, arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi 37.68% dhe Matematikë 37.93%, pasuar nga Biologjia 40.83%, Fizika 45.33%, Informatika 47.87% dhe Gjeografia 47.84%.

“Rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim”, thuhet në njoftim.

Edhe këtë vit, në ditën kur është mbajtur testi, pyetjet kanë qarkulluar në rrjete të ndryshme sociale.

- Advertisement - m2

Shqip | English