Publikohen pamje autentike nga helmimet masive të nxënësve shqiptarë gjatë viteve 1990-1992

- Advertisement5 -

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ka publikuar pamje autentike nga helmimet masive të nxënësve shqiptarë, gjatë viteve 1990-1992.

- paragrafi 1 -

IKKLK, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë periudhë si një prej episodeve më të errëta të dhunës së ushtruar nga regjimi serb ndaj popullsisë shqiptare.

- Advertisement -

“Kjo video shërben si kujtesë historike, si thirrje për reflektim dhe si zotim për të kërkuar drejtësi për viktimat e kësaj ngjarjeje”, kanë thënë nga ky Institut.