Publikohen listat e përfituesve të bursave për nxënës dhe studentë në Suharekë



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka publikuar listat e përfituesve të bursave për nxënës dhe studentë për vitin akademik 2025/2026.

- paragrafi 1 -

Sipas listave të publikuara, bursën komunale e kanë përfituar 100 nxënës dhe 250 studentë nga Komuna e Suharekës.

- Advertisement - M1

Përfituesit duhet të dorëzojnë në zyrën e financave në Drejtorinë Komunale të Arsimit konfirmimin e llogarisë bankare, kopjen e letërnjoftimit si dhe vërtetimin se nuk janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2025/2026.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet deri më 15 korrik 2026. Në të kundërtën, përfituesit që nuk i dorëzojnë dokumentet e kërkuara nuk do të mund të realizojnë bursën komunale.

Aplikuesit e pakënaqur me vlerësimin e komisionit kanë të drejtë ankese me shkrim në Komisionin për Ankesa, brenda 15 ditëve nga publikimi i listave. Ankesat dorëzohen në zyrën e pritjes nr. 1.

- Advertisement - m2

Lista per Student

Lista per Nxenes

Shqip | English