Publikohen fituesit e Mjekësisë, nota mesatare e maturantëve të pranuar 9.9

- Advertisement -

Është publikuar këtë të shtunë lista fituese e maturantëve që do të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme.

- paragrafi 1 -

Nga 1800 aplikantë në fillim, 800 janë skualifikuar sepse nuk kanë marrë pjesë në provimin hyrës.

- Advertisement -

Për herë të parë këtë vit maturantët që donin të zgjidhnin degën e mjekësië iu nënshtruan një provimi konkurues.

Mesatarja e pikëve të maturantëve në provimin hyrës është 60/100, ndërsa nota mesatare e shkollës së mesme është 9.9.

Për herë të parë këtë vit akademik hyn dhe në fuqi ligji për studentët e mjekësisë të cilët duhet të punojnë 5 vite në spialet brenda vendit, ose të paguajnë faturën e plotë të studimeve nëse duan të pajisen me diplomë.

- Advertisement -

Në grafikun më poshtë gjeni dhe rezultatet e maturantëve duke u bazuar tek nota e tyre e shkollës së mesme si edhe pikët që kanë marrë te provimi hyrës./Euronews.al