Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ka publikuar datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin  arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i ministres:

- Advertisement -

Rregulla të qarta, garë e drejtë

Është tashmë publike rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin  arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional

2 qershor · Provimi i gjuhës së huaj

- Advertisement -

9 qershor · Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

16 qershor · Provimi i matematikës

23 qershor · Provimi me zgjedhje

Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes

Kujdes

Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores
Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë

Suksese