Rrjetet sociale kohët e fundit janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë sociale, ku kalojmë shumë kohë në to. Sipas një studimi të fundit aplikacioni që po merr më tepër vëmendjen e përdoruesve, është “TikToku”.
Për të folur për këtë temë sot në studion e “Jeto më Orën” ishin të ftuar Jonida Haxhiu psikologe si dhe dy përdorues të rregullt të Tik-Tok Dea Shehu dhe Grines Fezollari.
Dea Shehu tregoi se Tik-Tok tashëm është bërë si një punë për të, ndërsa Grines Fezollari tregoi se në fillim profilin e kishte privat por pasi videot e tij i pëlqyen shumë ai vendosi t’i kushtohej më tepër. Psikologia Haxhiu tregoi sesi ndikojnë këto rrjete sociale në jetën e të rinjve.
“Në këto dy raste që kemi në studio janë raste pozitive por ka shumë raste që rrjetet sociale janë shumë të rrezikshme sidomos për fëmijët. Kemi shumë raste në botë por edhe në vendet tona që kanë qenë fatale videot që ata kanë tentuar të bëjnë. Jam kundër hapjes së rrjeteve sociale për fëmijët pasi ata nuk kanë aftësinë për t’I menaxhuar. Është shumë e rëndësishme që prindërit të monitorojnë fëmijët e tyre.” u shpreh psikologia.
Ajo foli edhe për rastin e fëmijës nga Shkodra i cili humbi jetën duke bërë video në këtë rrjet social.
“Duke marrë shembull edhe nga ky rast u bëj thirrje prindërve të tregohen tepër të kujdesshëm, pasi çdo fëmijë ka nevojë për kohë fizike ka nevojë për vëmendjen e prindërve” u shpreh Haxhiu.
Edhe Grines tregoi se rastet e tilla janë vërtet të shumta dhe tepër të rrezikshme për fëmijët dhe se prindërit duhet të merrem me psikologjinë e fëmijëve më tepër.
“Nuk duhet të shohim të këqijat e aplikacionit por përkushtimin e prindërve ndaj fëmijës pasi ata i lejojnë të hapin rrjete sociale dhe normalisht që fëmijët ndihkohen. Është një informacion i tepër për fëmijët, ky është problem ” u shpreh Grines Fezollari.
Dea tregoi për videot e saj më virale.
“Unë nisa të bëja video veshjet që vishja çdo ditë në jetën time të përditshme dhe nuk më besohej që u bë virale kaq shpejt. Madje kam pasur edhe një video me Grines dhe u prit shumë mirë nga ndjekësit” u shpreh Dea.
Ndërsa sa për vështirësitë më të mëdha që ata kanë hasur në Tik-Tok ata treguan se videot kanë të gjitha vështirësitë e tyre, por mundohemi që mos të ndikohemi nga komentet negative që na shkruajnë. Psikologia këshilloj që të gjithë të tregojnë kujdes dhe të shmangin sa më tepër videot e rrezikshme.