E diel, 19 Janar, 2025

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

- Advertisement1-

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në identitetin, pasi sipas saj, ai bartet gjatë gjithë jetës.

“Është me rëndësi që të kemi një emër me kuptim dhe të mirë, në mënyrë që në të ardhmen të mos na shfaqen komplekse për shkak të emrin tonë”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -

Tutje, ajo ka theksuar që prindërit duhet ta kenë një përgjegjësi të madhe në momentin kur ia vendosin emrin fëmijës.

“Nëse ata e vendosin një emër që nuk ka kuptim dhe një emër shumë të vjetër, me të vërtetë fëmija posa të fillojë kopshtin ose edhe klasën e parë, do të fillojë të bullizohet me atë emër. Sigurisht që ajo do t’i ndikojë në anën emocionale, pasi do të fillojë të kompleksohet për emrin që e ka. Këtë e thonë edhe studimet që nëse është një emër që nuk përshtatet me kohën moderne, predispozitat janë të larta që ai fëmijë të ketë prirje që të mos ketë përshtatshmëri të mirë sociale”, ka deklaruar ajo për familja ime.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...