E martë, 25 Shkurt, 2025

Psikologia Rrustolli: Mosha nuk e determinon gatishmërinë e fëmijës për të nisur shkollën

- Advertisement1-

Mosha nuk është faktori kyç që determinon se kur fëmija është i gatshëm të fillojë shkollën. Psikologia për fëmijë, Naile Rrustolli, tha të hënën në emisionin SOT në KTV, se mosha 6-vjeçare nuk është domosdoshmërisht e duhura për startimin e këtij cikli të ri jetësor. Sipas saj, është pjekuria e tyre që tregon nëse ata janë të gatshëm për të filluar ose jo.

“Duhet pasur parasysh këtë gjë, nëse vetëm dërgohet pa i pasur këta faktorë të cilët ndikojnë, do të ketë shumë sfida si për fëmijën edhe për prindin. Kemi të bëjmë me fushat e zhvillimit të fëmijës, atë kognitiv, emocional, sa është i gatshëm fëmija të marrë vendime, sa po ndërvepron me të tjerët”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se fillimi i shkollës për fëmijët nën moshën 6-vjeç është i hershëm për ta në aspektin socio-emocional.

“Në zhvillimin e shkathtësive akademike, mund të ketë fëmijë që është i përgatitur për të shkruar, por në aspektin e zhvillimit socio-emocional mosha e hershme nuk rekomandohet pasi fëmija nuk ka hapësirë të luajë me fëmijët e tjerë, ta përjetojë fëmijërinë por po vjen një ngarkesë qysh nga mosha e hershme, kjo mund të ndikojë në motivin e fëmijës qysh nga mosha e hershme”, ka thënë ajo.

Gjatë dy vjetëve të fundit, Rrustolli ka thënë se ka rritje të vetëdijes te prindërit në aspektin e referimit te psikologu nëse fëmija has në vështirësi që nuk mund të tejkalohen me ndihmën e familjarëve.

“Unë i inkurajoj prindërit që para fillimit të vitit të ri shkollor t’u lënë hapësirë fëmijëve që të organizohen vetë, t’i zhvillojnë shkathtësitë e organizimit, sa më të pavarur që janë fëmijët paraprakisht, do të jenë më të përgatitur, kjo do ta rrisë edhe vetëbesimin e fëmijëve”, ka shtuar ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...