E diel, 23 Shkurt, 2025

Psikologia Nausika Hoxha: Në shkollat e Kosovës ka mungesë të psikologëve

- Advertisement1-

Nausika Hoxha, është një psikologe shkollore dhe këshillim tejet e njohur.

Ajo në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ndërsa flet për psikologët në shkolla thotë se ka mungesë të tyre.

- Advertisement -

“Aktualisht në Kosovë ka mungesë të psikologëve në shkolla më specifikisht psikologë shkollorë dhe specifikisht psikologë shkollorë dhe rrjedhimisht është njëri nga akterët kryesor që e lehtëson shfaqjen e dukurive të ndryshme ku njëra prej tyre është edhe dhuna në shkolla”.

“Roli i Psikologut është esencial për të qenë pjesë e ekipës multidisiplinare të një Institucioni Arsimor/Shkollës me qëllim të kontributit në aspektin e shëndetit mendor të nxënësve, zhvillimit akademik të tyre, motivimin e nxënësve dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët e tjerë që kanë qasje me fëmijën për të fuqizuar prindërit, familjen dhe komunitetin e shkollës në bashkëpunimin drejt arritjeve të progresit të nxënësve varësisht nga barrierat”.

“Roli praktik i psikologut në shkollë është vlerësimi i nevojave akademike dhe socioemocionale të nxënësve duke përfshirë testimin, observimin, intervistën, analizë të të dhënave dhe pastaj në bazë të këtyre nevojave hartohen plane intervenuese ku përfshihen të gjithë personat që kanë qasje me nxënësin drejt përmbushjes të objektivave. Gjithashtu, psikologu në shkollë është Iniciues dhe përkrahës i gjithëpërfshirjes në sistemin e procesit të rregullt edukativ, inicimin e nxënëse në zgjidhjen e problemeve dhe reflektimin në mënyrë të arsyeshme për të monitoruar situatën bashkë me prindërit dhe mësimdhënësit (American Psychological Association, 2005)”, ka deklaruar ajo. /kidsofkosova.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...