E diel, 24 Nëntor, 2024

Psikologia Mirjeta Pestisha: Duhet të shtohet numri i psikologëve në shkolla

- Advertisement1-

Psikologia Mirjeta Pestisha në një intervistë dhënë për “Kids of Kosova” që publikohet edhe në faqen e Facebookut të “Albanin Education Today” thotë se është e domosdoshme të shtohet numri i psikologëve në shkolla.


“Në të vertetë roli i psikologeve në institucionet arsimore është më i nevojësh se asnjëherë më parë, duke pasur parasysh që pandemia ka lënë pasoja tek çdo person, këto pasoja janë të theksuara edhe tek fëmijët. Fëmijët po përballen me një padëshirë të theksuar për të shkruar në shkollë, mungesë motive dhe interesimi, ku nga këto fëmijët po shfaqin sjellje, dhe nivel të ulët në mësim”, thotë Pestisha.

- Advertisement -

Ajo flet edhe për dhunën në shkolla.

“Dhuna në shkolla një femomen jo i rallë në vendin tonë, ku dita ditës po ka rritje të numrit të raportuar për dhunen ne shkollë duke filluar nga ajo fizike, seksuale dhe psiqike e cila eshte shume e shpesht po jo edhe shume e raportuar. Faktorët të cilet po nxisin dhunën në shkolla janë faktorët socio-ekonomik, jeta e nxënsëve jashtë dhe mbrenda shkollës, rritja dhe familja e fëmijëve, ndryshimi i kulturave. Secili llojë i dhunës len pasoja serioze tek nxënesit në shëndetin mental dhe fizik të nxënësit. Ku janë të lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin,sjelljen agresive dhe mungesën e empatis ose kujdesin për të tjerët. Për parandalimin e dhunës duhet të krijohet një strategji tjeter e funksionimit ne shkolla, duke filluar se pare nga profesoret, ku duhet të ndryshohet qasja, se pari ata të mos jenë model i dhunes e sidomos asaj psiqike, të identifikohet rastet të cilat mund të shqafin dhune nga faktoret e jashtëm. Të ketë lëndë apo projekte të cilat tregojnë strategji për zgjedhjen e problemeve pa dhunë. Të këtë projekete rreth bullizmit dhe ndikimi i tyre etj”, thotë ajo. /Kidsofkosova – Albanian Eduacation Today/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...