E premte, 20 Shtator, 2024

Psikologia Krasniqi: Greva ndikon te fëmijët, iu mungon socializimi

- Advertisement1-

Psikologia Albina Krasniqi ka thënë që greva e cila po vazhdon tash e disa javë, ka ndikim tek fëmijët.

“Jemi të gjithë dëshmitarë që një prej sfidave kryesore ka qenë edhe ndërprerja e procesit mësimor dhe pastaj në një periudhë të mëvonshme kalimi në të mësuar online, përmes platformave të ndryshme. Në momentin që kur menduam që iu kemi rikthyer rutinave dhe përgjegjësive tona, po ballafaqohemi me diçka të re – që janë grevat.

- Advertisement -

“Në momentin kur përmenden shkollat, gjasat për të menduar për shkollën si një mjedis ku vetëm mësohet janë shumë të larta, por shkolla duhet të shihet përtej kësaj”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova.

Tutje Krasniqi e cila është edhe menagjere në kopshtin e fëmijëve “Pathway” ka thënë që shkolla nuk është vetëm një mjedis i të mësuarit.

“Shkolla nuk është vetëm një mjedis i të mësuarit. Është një mjedis ku zhvillon socializmin tek fëmijët dhe përjetohen emocione të ndryshme. Në raste të tilla – në pozitën në të cilën veç jemi, shumë fëmijë ndoshta nuk e kanë përkrahjen e duhur në shtëpi dhe shkolla është mjedisi ku ata e kanë ndjehen më së miri. Periudha në të cilën po kalojnë ka ndikim relativisht të madh sidomos tek fëmijët – pasi iu mungon pjesa e socializmit dhe mu pa me shokët dhe shoqet”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...