E diel, 23 Shkurt, 2025

Psikologia Denata Toçe: Mësuesit kanë frikë të flasin, se mos humbas vendin e punës

- Advertisement1-

Psikologia Denata Toçe vlerëson se m mësuesit kanë frikë të flasin, se mos humbas vendin e punës.

Ajo thotë se mësuesi duhet të ndihet kompetent, dinjitoz, i vetëpërmbushur profesionalisht dhe ekonomikisht dhe, mbi të gjitha, i motivuar në pasionin e tij për të dhënë atë që di dhe për të udhëhequr në frymëzim nxënësit, studentët drejt së ardhmes.

- Advertisement -

***

“Teksa vëren mësuesit të festojnë së bashku, më vjen të mendoj, sikur të bashkoheshin po kaq me entuziazëm bashkërisht për të kërkuar më shumë mbi të drejtat e tyre, kushteve të punës, motivimin financiar dhe mbi të gjitha atë profesional”.

“Ata thjesht janë mësuar të kënaqen me shumë pak. Madje, çfarë është trishtuese, është fakti që mësuesit kënaqen me atë që u jepet dhe jo me atë që u nevojitet. E nëse u afrohesh t’i pyesësh çiltër: “Pse nuk kërkoni atë për të cilën keni nevojë?”, përmbajtja e përgjigjes duket se është e njëjta prej të gjithëve: “Kam frikë se mos humbas vendin e punës. Ç’më duhet!”., thotë ajo për portalin shkollor.

“Me mësuesit, në fakt, u bë një kohë e gjatë që kemi dështuar. Ne mjaftohemi të mendojmë se rritja e pagës do të ishte një nga faktorët që mund t’i kënaqte ata. Por, në fakt, do t’ju zhgënjej t’ju them se mjaftohen vetëm nëse iu rrisim pagën. Dështojmë kur mendojmë se 7 Marsi është dita simbol i personalitetit edukues të shkollave dhe universiteteve. Mendoj se kjo ditë e ka humbur qëllimin e vërtetë të saj. Sot do të duhej që mësuesit të mbanin kokën lart prej respektit dhe kujdesit ministror, administrativ dhe social. Këta të tre qëndrojnë ngushtë të lidhur me njëri-tjetrin, zinxhir”.

“Mësuesi duhet të ndihet se ka vlerë të pashoq në përmbajtjen e tij, dhe kur them vlerë, kam parasysh atë që ka “ngjyra” të vërteta dhe peshë në qenien e njeriut. Në asnjë rast nuk mund të pajtohem me figura mësuesish artificialisht të ngritur, pa asnjë meritë dhe kontribut, të cilët zënë radhët e kolegëve të tyre dhe krijojnë precedencë për sistemin e vlerave, që është kaq i brishtë në këto kohëra”.

“Mësuesi duhet të ndihet kompetent, dinjitoz, i vetëpërmbushur profesionalisht dhe ekonomikisht dhe, mbi të gjitha, i motivuar në pasionin e tij për të dhënë atë që di dhe për të udhëhequr në frymëzim nxënësit, studentët drejt së ardhmes.
Sigurisht në këtë ditë speciale për mësuesit të intervistuarit tanë kanë bërë apele, por edhe kanë dhënë mesazhe me plotë kuptim…”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....