E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pse të qenit njerkë mund të jetë një nga ‘punët’ më sfiduese në jetë!

- Advertisement1-

Në një sondazh me rreth 2700 njerëz, 18% e pjesëmarrësve kishin një njerk/ë.


Kjo do të thotë që të jesh njerka apo njerku i dikujt nuk është më aq e pazakontë sa mendohej dikur.

- Advertisement -

Fatkeqësisht, filmat shpesh hedhin një dritë të keqe mbi njerkat: Ato janë personazhi negativ, i trajtojnë keq fëmijët dhe kanë gjithmonë një motiv të fshehtë.

Kjo ka bërë që emri “njerkë” të na bëjë të mendojmë direkt më të keqen, duke shtuar edhe më shumë presionin mbi njerkat në jetën e vërtetë.

Ka shumë sfida dhe arsye pse të qenit njerkë mund të jetë më e vështirë nga ç’mendoni:

Fëmija i partnerit tuaj mund të jetë tërësisht ndryshe nga ju. Kjo mund të kërkojë disa përpjekje, derisa fëmija të krijojë një lloj lidhjeje me fëmijën. Mund të mos jetë e lehtë në fillim, por mund të jetë shpërblyese në fund, kur fëmijët të kuptojnë se në fund të fundit ju keni qëllime të mira dhe ndoshta gjatë rrugës, gjeni ca të përbashkëta.

Shpesh fëmijët mund të jenë ata që sillen ftohtë ndaj njerkës, duke e bërë të ndihet e huaj apo duke u përpjekur ta injorojnë. Në këtë rast, ato duhet të vihen në pozicionin e një fëmijë dhe të kuptojnë se filimi nuk është i lehtë për të dyja palët.

Njerkat duhet të pranojnë se nuk mund të kontrollojnë gjithçka. Ato nuk mund të imponojnë dashurinë apo ndjenja të tjera, por mund të përpiqen drejt gjetjes së një rruge të përbashkët. Të përpiqesh të jesh njerka dhe gruaja e përsosur mund të jetë e lodhshme dhe stresuese. Mes kësaj “pune”, gratë duhet të gjejnë kohë edhe për veten dhe të mos përqendrohen në pasiguritë e marrëdhënies.

- Advertisement -rrrrrrr

Nuk duhet të përpiqeni të zëvendësoni nënën e tyre biologjike: Ju nuk do jeni kurrë nëna e tij/saj dhe kjo është tërësisht normale. Ju keni rolin tuaj unik në jetën e fëmijës dhe kjo është e mjaftueshme. Përdoreni atë rol për të bërë më të mirën!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 +...

Me këto truqe mund ta zgjidhni çdo detyrë matematikore pa ndihmën e askujt

Për shumicën nga ne matematika është subjekt i “panjohur” dhe shpeshherë mendojmë se çfarë...

Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më...

Kjo detyrë matematikore i ka dy zgjidhje – cila është e sakta? (Foto)

Një detyrë matematikore ka bërë që shumë njerëz të kalojnë goxha kohë duke u...