E premte, 20 Shtator, 2024

Pse shkrimtarja e “Fifty Shades of Grey” po studion Kanunin e Lekë Dukagjinit?

- Advertisement1-

Autorja e “Fifty Shades of Grey”, triologjia e famshme që u kthye në një seri filmash po kaq të famshëm, është duke lexuar dhe studiuar Kanunin e Lekë Dukagjinit. Erika L.James ka postuar në Instagram-in e saj një foto të kanunit, ndërsa bashkangjitur me të shkruan “Kërkime” dhe hashtag-un “TM2”, që në fakt tregon edhe arsyen përse e ka ndërmarrë këtë veprim.

Kështu, James besohet se është duke shkruar vëllimin e dytë të librit “The Mister”, gjë që konfirmohet nga hashtag-u që ka përdorur për “The Mister 2”, ndërsa po dëgjoni historinë e librit të parë gjithçka do ju bëjë më shumë sens.

- Advertisement -

Në librin e parë tregohet një ngjarje rreth aristokratit Maxim Treveylan, një njeri i pasur që bie në dashuri me një emigrane të jashtëligjshme shqiptare, Alesia Demaci, e cila është trafikuar në Angli nga partneri i saj. Duke mos dashur t’ju bëjmë spoiler nëse doni ta lexoni, fundi i librit gjen dyshen që mbërrijnë në Shqipëri, pra Maxim dhe Alesian, me aristokratin që takon babin e vajzës dhe këtu mbyllet.

Duke dashur që historinë në vëllimin e dytë ta trajtojë në mënyrë sa më origjinale e të vërtetë, autorja e njohur mesa duket është duke studiuar kanunin, për të kuptuar më shumë mbi zakonet e vjetra të shqiptarëve dhe këtë material që ka udhëhequr e vazhdon akoma të udhëheq jetën e një pjese të mirë prej tyre, sidomos në veri të vendit.

Nuk e dimë se si do të shkojë, por shpresojmë që kanuni t’i sjellë fat sepse kritikat për librin e parë kanë qenë “shkatërruese”,  megjithëse nisur nga komentet në Instagram janë shumë persona që presin vëllimin e dytë të librit ku protagoniste, sic e mësuar tashmë, është një shqiptare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...