E premte, 13 Dhjetor, 2024

Pse shkencëtarët thonë se është më mirë për juve të mos keni miq?

- Advertisement1-

Të kesh më pak ose aspak miq ndonjëherë mund të të lejojë të jesh më pranë me veten tënde dhe t’i përjetosh gjërat siç i sheh vërtet.


Është një fakt i njohur që miqtë janë të rëndësishëm për lumturinë tonë. Por studimet e fundit sugjerojnë që të qenit josocial nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi, sepse të kalosh më shumë kohë vetëm në të vërtetë sjell më shumë përfitime, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

“Bright Side” ka listuar të mirat që do të përfitoni sipas shkencës, nëse kaloni më shumë kohë me veten.

Kalimi i kohës vetëm mund të rrisë kreativitetin.

Ndërveprimi i vazhdueshëm me dikë mund të shpërqendrojë mendimet tuaja dhe të pengojë përpjekjet për të krijuar ide të reja. Nga ana tjetër, kur kaloni kohë vetëm, krijimtaria do të lulëzojë dhe imagjinata juaj do të rritet. Kjo ju ndihmon të rregulloni zhurmën në sfond dhe ju bën më të vetëdijshëm për mendimet tuaja.

Ju ndihmon t’i shihni gjërat ndryshe.

Kalimi i kohës me njerëzit e tjerë mund të nxjerrë në pah tiparet e ndryshme të personalitetit tuaj. Dhe megjithëse pasqyrimi i sjelljes së dikujt mund t’ju ndihmojë të lidheni me miqtë, kjo mund të ndryshojë disi vetëdijen tuaj.

Ndonjëherë, në mënyrë që t’i bëni miqtë të ndihen më rehat, mund të harroni të mendoni ose të kujdeseni për nevojat dhe ndjenjat tuaja. Në këto momente, do të jetë më e vështirë që t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër.

- Advertisement -rrrrrrr

Të kesh më pak ose aspak miq ndonjëherë mund të të lejojë të jesh më pranë me veten tënde dhe t’i përjetosh gjërat siç i sheh vërtet.

Të mbash një shoqëri me forcë nuk do t’ju sjellë asnjë lloj përfitimi.

Ndjenja e presionit për të bërë miq me njerëz me të cilët nuk keni shumë gjëra të përbashkëta dhe që nuk interesohen për nevojat dhe interesat tuaja, mund t’ju ​​bëjë të shqetësoheni. Shoqërimi i detyruar do të thotë që të humbni kohë të vlefshme që mund ta kalonit vetëm me veten.

Mos shpenzimi i një kohe cilësore me veten shpesh mund ta bëjë të vështirë të dini saktësisht se çfarë dëshironi në jetë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...