E hënë, 24 Shkurt, 2025

Pse Rrahman Jasharaj e kundërshton me ashpërsi testimin e mësimdhënësve? (kjo është arsyeja)

- Advertisement1-

Kohëve të fundit në Kosovë ka diskutime të shumta rreth çështjes se a duhet të testohen mësimdhënësit e punësuar apo jo. Vazhdimisht SBASHK-u është shprehur kundër kësaj ideje.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se testimi me shkrim për punëtorët e arsimit është degradues.

- Advertisement -

Jasharaj si arsye të kundërshtimit ka dhënë se mësimdhënësit kanë marrë diploma.

Ai ka një ide se si do të ishte më mirë të veprohej për këtë rast:

“Ata janë testuar, pyetur dhe kanë marrë diploma dhe dëshmi se janë të përgatitur për sistemin arsimor. Ide më e mirë do të ishte në qoftë se mësimdhënësve do t’u shkohej në orë me inspektorë profesionalë për t’i parë si po punojnë, arritjet por edhe të metat, sepse nuk ka orë ideale. Pastaj inspektori do të këshillonte mësimdhënësit duke i treguar se ku është i shkëlqyeshëm dhe ku ka nevojë të ndërrojë metodën e mësimdhënies. Po të ndodhte kjo, inspektori do të bënte raport dhe për secilin mësimdhënës do të caktonte nevojat e tij/saj për trajnime. Në këtë mënyrë nuk do t’i lodhnim mësimdhënësit me qindra trajnime”, ka deklaruar ai.

Organizata Teach For Kosovo ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i përgjithshëm i mësimdhënësve e që numri i tyre në përgjithësi në Kosovë, është 22 mijë mësimdhënës por se vetëm 400 prej tyre janë vlerësuar për performancën e tyre, derisa është theksuar të shqyrtohen edhe licensat që janë dhënë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...